
Mbrëmë, në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të Klubeve, Interi mposhti River Plate me rezultatin 2-0 dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.
Por ajo që ka bërë më shumë vëmendje nga kjo ndeshje ka qenë përplasja e madhe mes Denzel Dumfired dhe Marcos Acuna.
Sherri mes lojtarëve nisi pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe situata u përshkallëzua shpejt.
Marcos Javier Acuña. pic.twitter.com/iOUy824qOW
— River Play Digital (@RiverPlay_OK) June 26, 2025
Marcos Acuna dhe Denzel Dumfries ishin në qendër të konfliktit, ndërsa bashkëlojtarët dhe stafet ndërhynë për t’i ndarë.
Sipas raportimeve të Sportitalia, përplasja u shkaktua nga një fyerje raciste e lëshuar nga Acuna ndaj Dumfries, që nxiti reagimin e ashpër të holandezit.
Dumfries u përpoq të përballej fizikisht me Acunan pas përfundimit të ndeshjes duke e ftuar atë në tunel të stadiumit.
Megjithatë stafi i River Plate dhe lojtarët e Interit arritën ta ndalonin dhe të shmangnin përshkallëzimin e situatës.
Holandezi qëndroi në tunel të stadiumit duke e pritur Acunan, megjithatë nuk pati më përplasje pasi mbrojtësi argjentinas u ndal në fushë nga pjesa tjetër e skuadrës së tij.