Erik ten Hag u shkarkua të hënën nga Manchester Unitedi.
Ruud van Nistelrooy mori përkohësisht drejtimin e skuadrës.
Ndërkohë përgjegjësit tek Unitedi po kërkojnë pasardhësin e Ten Hagut. Duket se trajnerin e ardhshëm e kanë gjetur në Portugali.
Mediat britanike kanë raportuar të martën se negociatat me trajnerin e Sportingut, Ruben Amorim, tashmë janë në fazë të avancuar.
39-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh dhe raportohet se Unitedi është i gatshëm të paguajë këtë shumë.
Amorim duket se është i gatshëm për të punuar te Manchester Unitedi.