Policia e Munchen që është duke e mbajtur një konferencë për shtyp, ka konfirmuar se sulmuesi që ata mendojnë se e ka kryer sulmin i vetëm dhe ai është një gjerman me prejardhje iraniane.
Sipas Policisë sulmuesi është një gjerman 18 vjeçar me prejardhje iraniane. Trupi i tij është gjetur rreth orës 20:30 ku ka shenja të qarta që ai e ka vrarë veten.
Policia po ashtu ka treguar se nga ky sulm të vdekur janë 10 personë përfshirë sulmuesin dhe 21 të plagosur.
Sipas policisë sulmuesi ka jetuar në Munich për një kohë të gjatë, kurse shefi i Policisë Hubertus Andra tha se ai nuk ka pasur ndonjë dosje kriminale të mëparshme. /Insajderi.com