Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë më 26 mars, në ora 17:30 ndaj Austrisë, njofton Federata Shqiptare e futbollit, raporton Insajderi.
FSHF ka rënë dakord që ndeshja të zhvillohet në Austri, përkatësisht në Vjenë në stadiumin “Ernst Happel”.
Austria është gjithashtu, një prej 24 finalisteve të Kampionatit Evropian. Ajo gjendet në grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë. Ndërkohë Shqipëria, luan në grupin A së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.
Kombëtarja e Shqipërisë është ndeshur gjashtë herë kundër Austrisë, duke u mundur në të gjitha ndeshjet. Ajo ka pësuar në këto takime 13 gola dhe ka shënuar vetëm 1. Të gjitha takimet janë zhvilluar në vitet 1980.