Mësohet kur pritet të vijnë "Javelin"-ët e parë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet kur pritet të vijnë “Javelin”-ët e parë në Kosovë

    Insajderi
    10 December 2024 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se në vazhdimësi kanë marrë dhe se janë duke marrë armatim nga ShBA-ja, dhe se blerja e fundit ka qenë në muajin tetor.

    Maqedonci tha se në asnjë rast s’ka pasur hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, por përkundrazi ai ka pasur mundësi që të shkojë në vizitë atje në dhjetor të vitit të kaluar.

    Maqedonci po ashtu theksoi se për raketat antitank “Javelin” është bërë pagesa për dy këste, nga tre sa janë gjithsej, dhe se janë në sinkronizim, koordinim dhe në komunikim me ShBA-në që t’i kemi, siç tha, në një afat sa më të shkurtër.

    “Vlerësoj që gjatë vitit 2025 do të kemi ardhjen e parë të Javelinëve. Por është për t’u theksuar se tanimë FSK nuk është në mungesë të sistemeve raketore antitank. Ne kemi bërë blerje nga Turqia të dy sistemeve”, deklaroi Maqedonci, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Maqedonci ka thënë se nuk ka asnjë informacion për humbje të ndonjë droni “Bayraktar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark