Të paktën tre persona janë vrarë nga një shpërthim afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë, në Arabinë Saudite, të hënën, përfshirë një sulmues vetëvrasës dhe dy oficerë të sigurisë, ka raportuar televizioni shtetëror Al-Arabiya.
Sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin teksa oficerët e sigurisë po hanin iftar, ka raportuar ky televizion.
Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pas incidentit që ka ndodhur pak kohë më parë. /Insajderi.com