Mësohet numri i vizitorëve që kishte panairi i librit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet numri i vizitorëve që kishte panairi i librit në Prishtinë

    Insajderi
    12 June 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Panairi i Librit në është organizuar në Prishtinë për herë të 18-të ka pasur një numër prej 40 mijë vizitorëve.

    Daut Demaku si bashkorganizator nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ka thënë se janë shumë të kënaqur nga panairi i sivjetmë për arsye se ka pasur shumë prurje të botimeve të reja.

    Ai ka thënë mangësia e këtij panairi ka qenë mungesa e literaturës për yjësi të cilat i kanë kërkuar fëmijët, njofton Klankosova.tv.

    Libri i Veton Surroit, “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” ka qenë më i shituri sivjet nga autorët vendorë, kurse pas tij janë ai i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe tmerr”, Albatros Rexhaj “Rebelimi i Lulusë” dhe i Azem Deliut “Puthësi i Paligjshëm.”

    Kurse nga autorët e huaj më të kërkuarit kanë qenë: Adam Grant, Umbero Eco, Orhan Pamuk dhe Nail Malco. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark