Një person është vrarë nga punonjësi i policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit pasi që kishte sulmuar një vajzë rreth moshës 11-12 vjeç, ku më pas në vendngjarje është thirrur policia.
Pas sulmit mbi vajzën, personi i cili tashmë ka ndërruar jetë ka sulmuar edhe policin i cili së bashku me vajzën janë në QKUK në gjendje të rëndë. njofton Klankosova.tv.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani i cili tha se të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje. /Insajderi.com