Mësohet se cila ishte arsyeja pse burri vrau gruan e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet se cila ishte arsyeja pse burri vrau gruan e tij

    Insajderi
    09 January 2022 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është bërë i ditur shkaku i ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Vaun e Dejës në Shkodër ku burri vrau gruan me kallashnikov.

    Siç raporton Abcnews arsyeja e ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti që kishin për kujdestarinë e vajzës.

    Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Mësohet se 50-vjeçari pasi vrau ish-gruan me kallashnikov është larguar, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe në oborr ka qëlluar veten në pjesën e fytit. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark