Mësohet se çka kishte të veshur vrasësi Sokol Halili para se ta vriste gruan e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mësohet se çka kishte të veshur vrasësi Sokol Halili para se ta vriste gruan e tij

    Insajderi
    01 December 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Halili vrasësi i Hamide Magashit ishte i veshur në të zi e në kokë mbante edhe një kapele, mbrëmë kur edhe e vra mizorisht gruan e tij e cila në barkë po mbante foshnjën e tyre, i cili sipas informacioneve më së largu në jetë do të vinte sot.

    Se ishte i veshur në të zezë e i maskuar me kapele për gazetaren e Insajderit e ka konfirmuar njëra prej dëshmitarëve të rastit në QKUK.

    Ai ka qenë i veshur në zi, në kokë mbante edhe një kapele teksa fliste me Hamiden”, i tha kjo dëshmitare, Insajderit.

    Rasti rëndohet edhe më shumë kur e ndjera i kishte rrëfyer shoqërueses së saj se dy here ishte kthyer ne shtëpinë e bashkëshortit të saj, Sokol Halili.

    Një dëshmitare tjetër brenda QKUK-së më saktësisht Gjinekologjisë, i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

    “Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.

    Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.

    Varrim siç mëson Insajderi pritet të bëhet ditën e nesërme.

    Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë rreth orës 18:00.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark