
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim i veturës ku si pasojë, brenda saj është djegu edhe një person, shkruan Gazeta Insajderi.
Raporti i plotë i policisë:
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 07.02.2022 – 17:47. Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës. Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, rasti vazhdon të hetohet.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga mometin kur përfshihet nga flakët një veturë në një pompe e brenda se ciles ndodhet një person i cili tashmë sipas Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe thotë se edhe një tjetër person ka mbetur i lënduar.
“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka . Për pasoje një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë.Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë do të informoheni me kohë!“