Mësoni çfarë ndodh nëse shmangni darkën - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mësoni çfarë ndodh nëse shmangni darkën

    Insajderi
    13 April 2021 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me siguri e keni dëgjuar thënien: “Ha mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër”. Por, një studim i fundit tregon se nëse doni të parandaloni shtimin në peshë, mund t’ju duhet ta vini në dyshim këtë shprehje.

    Brenda një harku kohor trevjeçar, ata zbuluan se anashkalimi i vaktit të darkës ishte një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë, i cili me shumë gjasa mund të çojë edhe në mbipeshë.

    Bashkautori i studimit Toshiki Moriyama, profesor në “Qendrën e Shëndetit dhe Këshillimit të Universitetit” të Osakës në Japoni, thotë se nëse nuk konsumoni darkë, atëherë mund të konsumoni më shumë kalori ditën tjetër – transmeton AgroWeb.org.

    Ndikimi te pesha – Si qëndron e vërteta?

    Kjo gjë gjithashtu mund të ndikojë në regjimin tuaj ushqimor, duke e bërë atë më të varfër në marrjen e proteinave nga bimët .

    “Por, kjo nuk do të thotë se vaktet e tjera nuk janë po aq të rëndësishme”, shton Moriyama.

    Studimi i tyre, mund të mos ketë treguar se anashkalimi i mëngjesit ose i drekës çon në shtim në peshë, por ai thotë se studimet e kryera më parë kanë arritur në këtë përfundim.

    Për shkak se ky studim është bërë mbi studentët e universitetit të cilët kanë tendencë të flenë më pak sesa njerëzit e moshuar, kjo mund të ketë një efekt tjetër në vaktin e mëngjesit.

    Në përgjithësi, mendohet se mënyra më e mirë për të parandaluar shtimin e peshës është duke përhapur marrjen e kalorive gjatë ditës dhe të mos anashkaloni asnjë vakt.

    E thënë thjesht, vakti i darkës mund të jetë një faktor jetësor kritik për parandalimin e mbipeshës, po aq sa ai i mëngjesit, thonë studiuesit. Për të humbur peshë, sigurohuni që të konsumoni vaktin e mbrëmjes në të njëjtin orar, këshillojnë ekspertët e shëndetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark