Dy vjet pasi vendosi shkëmbimin e parave mes përdouresve të vetëm, Facebook bën një hap para duke sjellë në Messenger edhe pagesën në grup.
Ky funksion i ri, për momentin vetëm në tregun amerikan, ka të bëjë me dërgimin apo marrjen e parave brenda grupit, për të mbledhur kështu para për një dhuratë, për shembull për faturën e një darke të përbashkët.
Kjo e re e publikuar nga Facebook, i disponueshëm për përdoruesit e Android dhe për ata që hyjnë nga kompjuteri, të jep mundësinë “të bësh llogaritë” në çatin e grupit. Përdoruesi që duhet të mbledhë paratë mund tu dërgojë të tjerëve një mesazh, që e shkruan duke përzgjedhur simbolin e dollarit dhe shifrën e kërkuar bashkë me motivin e mbledhjes së parave.
Në të njëjtën mënyrë, përdoruesi që duhet të japë kuotën e tij dërgon një mesazh personit të ngarkuar me mbledhjen e parave.
Për të shmangur keqkuptimet e mbledhjes së parave mes miqve, mesazhi në çatin e grupit do të japë në kohë reale të dhënat e atij që ka paguar.