Messi apo Maradona? Scaloni thyen heshtjen - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi apo Maradona? Scaloni thyen heshtjen

    Insajderi
    13 May 2025 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në botën e futbollit po vazhdon debati se cili ishte më i mirë, Diego Armando Maradona apo Lionel Messi.

    Pak orë më parë edhe selektori aktual i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni e ka dhënë mendimin e tij.

    Natyrisht, ish-futbollisti argjentinas nuk ka dashur t’i krahasojë dy numrat 10 më të mëdhenj të historisë, edhe pse në fund zgjedhja e tij anonte kah sulmuesi aktual i Inter Miamit, i cili e ndihmoi që ta fitonte Botërorin në Katar, shkruan Insajderi.

    “E zgjedh Leon sepse e kam parë dhe e di se si është. Sipas meje, është e panevojshme që t’i vëmë përballë, sepse duhet t’i shijojmë epokat e tyre. Jam i sigurt se që të dy do të mundë të ishin lojtarë të viteve të 70-ta, 80-ta, 90-ta, por edhe tash, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë”, deklaroi ish-mbrojtësi argjentinas në podcast.

    “Nuk janë të ngjashëm. Nga aspekti futbollistik, të dy janë gjeni të futbollit, por me personalitete të ndryshme. Në mënyrën e tyre, të dy janë liderë, ndonëse Leo e demonstron këtë në një mënyrë tjetër. Mund të jap shumë shembuj: në Copa América 2021, kundër Kolumbisë, kur e kishte një problem muskulor, hyri në dhomën e zhveshjes: fizioterapisti ia bëri një masazh dhe u rikthye të luajë thua se nuk kishte asgjë”, vazhdoi Scaloni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark