Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

    Insajderi
    23 February 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inter Miami e ka nisur me barazim edicionin e ri në elitën e futbollit amerikan MLS, pasi në ndeshjen ndaj New York Cityt ka barazuar 2-2.

    Lionel Messi nuk ka shënuar në këtë ndeshje, por ka bërë dy asistime që do të kujtohen gjatë.

    Shtatë herë futbollisti më i mirë në botë ka asistuar në dy golat e skuadrës së tij të realizuar nga Avils dhe Segovia.

    Me këta dy asistime, Messi shkon në kuotën e 381 asistimeve në karrierë dhe askush në histori të futbollit nuk e ka arritur një shifër të tillë.

    Inter Miami ishte duke humbur 1-2 dhe në minutën 90+10 arriti barazimin me zëvendësuesin Segovia i cili u shërbye për mrekulli nga Messi.

    Messi ishte më i miri në këtë ndeshje duke marrë notën 8,8


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark