Messi flet me emocion për Barcelonën dhe lavdëron Yamal: Është një magji që po ndodh përpara syve tanë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi flet me emocion për Barcelonën dhe lavdëron Yamal: Është një magji që po ndodh përpara syve tanë

    Insajderi
    19 April 2025 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi ka komentuar situatën aktuale të FC Barcelonës dhe ngritjen e shpejtë të talentit të ri Lamine Yamal, gjatë një interviste për kanalin në YouTube, Simplemente Futbol.

    Ylli argjentinas, i cili vetë shpërtheu në skenën ndërkombëtare në moshë shumë të re, e cilësoi Yamal-in si një nga lojtarët më të mirë të momentit, duke nënvizuar ndikimin e tij të menjëhershëm në futbollin profesionist, transmeton Insajderi.

    “Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Haaland, Lewandowski dhe Lamine Yamal, të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme”, u shpreh Messi.

    I pyetur për talentin nga Rocafonda, Messi pati fjalë shumë të mira, duke vlerësuar arritjet e hershme të Lamine Yamal dhe kontributin e tij te përfaqësuesja spanjolle.

    “Është mbresëlënëse ajo që Lamine Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Evropës me Spanjën”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark