Messi i harron lotët, trajneri flet për gjendjen fizike të lojtarit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Messi i harron lotët, trajneri flet për gjendjen fizike të lojtarit

    Insajderi
    08 August 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gerardo Martino ka folur për Lionel Messin, i cili ka mbetur qe një kohë i lënduar dhe jashtë ekipit të tij.

    Ylli argjentinas e kishte lënduar nyjën e këmbës në finale të Copa America 2024 kundër Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ishte detyruar ta linte fushën dhe u pa me lot në sy.

    E trajneri i Inter Miamit ka folur në konferencë për shtyp për gjendjen e tetë herë fituesit të Topit të Artë, përcjell “Gazeta Express”.

    “Leo është mirë, është ende duke punuar në palestër. E ka një formë gjithnjë e më të mirë, po e respekton kohën e shërimit”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës.

    Por, kur në realitet pritet të rikthehet ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit.

    “Pleshti” është joaktiv qe tri javë, kështu që njëherë për njëherë nuk ka shenja se ai do të rikthehet në një të ardhme të afërt.

    Lajmi i mirë është se dhimbja dhe ënjtja i janë hequr dhe ai po punon në palestër për t’u rikthyer, me gjasë në javët në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark