Messi: Inter Miami do të jetë klubi im i fundit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi: Inter Miami do të jetë klubi im i fundit

    Insajderi
    12 June 2024 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi e ka konfirmuar sot se Inter Miami do të jetë klubi i fundit ku ai do të luajë futboll.

    Argjentinasi fitoi gjithçka që fitohet me Barcelonën, PSG-në dhe Argjentinën, teksa vendosi të provojë aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    “Inter Miami do të jetë klubi im i fundit, po…Më pëlqen të luaj futboll, kështu që kënaqem me gjithçka sepse… jam i vetëdijshëm se çdo herë ka gjithnjë e më pak. Po shijoj çdo detaj të vogël”, tha Messi për ESPN.

    Messi aktualisht është në përgatitje me kombëtaren e Argjentinës për Copa American që nis pas disa ditësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark