Lionel Messi fitoi çmimin si futbollisti më i mirë në botë të hënën në një mbrëmje gala në Londër, duke lënë mbrapa vetes emra si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Messi ka fituar pothuajse gjithçka, përveç një çmimi që të cilin ende nuk e ka marrë në duar.
Bëhet fjalë për çmimin ‘Puskas’ që jepet për golin më të mirë të vitit në botën e futbollit, dhe përkundër faktit që Messi ishte nominuar për ta fituar atë përgjatë viteve, magjistari argjentinas nuk e ka fituar atë asnjëherë.
Në total, Messi ka qenë i nominuar për çmimin ‘Puskas’ shtatë herë dhe tashmë janë bërë pesë vite që prej nominimit të tij të fundit, i cili erdhi gjatë kohës kur ai ende ishte lojtar i Barcelonës.