Messi nuk ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi nuk ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin

    Insajderi
    25 September 2025 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi nuk ka të ndalur në këtë sezon në ligën MLS.

    Legjenda argjentinase i ka realizuar dy gola të tjerë në fitoren e Inter Miamit ndaj Neë York City FC me rezultat 4:0 për ta arritur “plyay-off”-in.

    Baltasar Rodriguez e hapi serinë e golave për vizitorët pa u bë gjysmë ore lojë me një super-asistim të “magjikut argjentinas”.

    Kurse, kapiteni Messi e dyfishoi epërsinë e ekipit nga Florida në minutën e 74-t pasi e mori një top nga Busquets dhe e paraboloi portierin kundërshtar.

    Më tej, Luis Suarez shënoi nga penalltia për ta realizuar golin e qetësisë.

    Në këtë rast Messi e tregoi madhështinë e tij duke ia lënë 11 metërshin sulmuesit uruguaian, i cili po vinte nga suspendimi prej tri ndeshjesh.

    E më pas në skenë doli sërish 38-vjeçari argjentinas, i cili e shënoi golin e katërt të ekipit dhe të dytin personal pas një veprimi maestral individual.

    Ky njëherësh ishte goli i 24-t në 23 ndeshje për 8 herë fituesin e Topit të Artë.

    Ky dygolësh i Messit e ngrit në pesë numrin e golave të shënuar nga ai në harkun e nëntë ditëve.

    Ai i ka realizuar dy apo më shumë gola në tetë prej 12 ndeshjeve të fundit me Inter Miamin.

    Ky ekip në sezonin e rregullt në Konferencën Lindore gjendet në vendin e tretë, 5 pikë prapa liderit Philadelphia Union, me dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark