Messi pas fitores ndaj Portos: Na mbeti një shije e hidhur nga ndeshja e parë, por treguam forcën tonë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi pas fitores ndaj Portos: Na mbeti një shije e hidhur nga ndeshja e parë, por treguam forcën tonë

    Insajderi
    20 June 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fitores të rëndësishme të Inter Miami-t 2:1 ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, Lionel Messi komentoi për paraqitjen dhe reagimin e skuadrës.

    Me golin e tij nga goditja e lirë, që vendosi rezultatin final, kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.

    Në deklaratën pas ndeshjes, Messi tha se ekipi dha një përpjekje të madhe:
    “I gjithë ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jo vetëm që u mbrojtëm mirë, por edhe e trajtuam shumë mirë topin.”

    Ai theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje pas zhgënjimit të ndeshjes së parë:
    “Na mbeti një shije e hidhur pas ndeshjes së parë. Është një fitore shumë e rëndësishme dhe duhet ta shijojmë.”

    Goli i shënuar ishte një moment klasik i Messi-t, që solli një fitore të çmuar për ekipin amerikan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark