×
  • Sport
  • Sport

    Messi reagon pas asaj që ndodhi në ndeshjen Argjentina-Maroku

    Insajderi
    25 July 2024 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojërat Olimpike Paris 2024 nisën dy ditë më herët për sportin e futbollit. Dhe ato filluan menjëherë me një fatkeqësi të madhe në ndeshjen Argjentinë-Marok.

    Gjithçka shkoi mirë derisa “Albicelestët” barazuan (2-2) pas 16 minutave shtesë falë golit të realizuar nga Medina.

    Në atë moment, tifozët marokenë vendosin fillimisht të hedhin objekte dhe fishekzjarre ndaj lojtarëve të Amerikës së Jugut dhe më pas të pushtojnë fushën, duke e detyruar arbitrin të kthejë skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe të pezullojë ndeshjen.

    Pas më shumë se një ore e gjysmë, dy skuadrat kthehen në fushën e lojës. Gjyqtari i ndeshjes anuloi golin e barazimit për shkak të një pozicioni të parregullt dhe jep tre minuta kohë shtesë.

    Rezultati nuk ndryshon më me Marokun që fitoi 2-1.

    Reagimi i trajnerit të Argjentinës, Javier Mascherano, ka qenë shumë i ashpër pas ndeshjes:

    “Është cirku më i madh që kam parë në jetën time”, shpërtheu trajneri pas ndeshjes.

    Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Lionel Messi: “E pabesueshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark