Lionel Messi është rikthyer në skuadrën e Argjentinës pas një lëndimi.
Lionel Scaloni ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, teksa Messi është pjesë e grumbullimit.
Argjentina do të ndeshet me Venezuelën në udhëtim më 10 tetor, ndërsa gjashtë ditë më vonë, kampioni i botës do të presë Bolivinë.
Të dy ndeshjet janë të rëndësishme për kualifikimin në Kupën e Botës.