
Lionel Messi i mrekullueshëm vazhdoi të shkëlqente në ligën MLS, dhe në ndeshjen kundër New England Revolution vendosi një rekord të ri.
Inter Miami fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te New England Revolution dhe kjo fitore erdhi e gjitha falë Messit.
Messi e kaloi Inter Miamin në epërsi në minutën e 27-të, dhe në minutën e 38-të, me një asistim të shkëlqyer nga Sergio Busquets, e dyfishoi epërsinë.
Me golin e dytë në ndeshje, Messi shkroi historinë e ligës MLS sepse u bë lojtari i parë në historinë e kësaj gare që shënoi dy ose më shumë gola në katër ndeshje radhazi.
E tëra çfarë bëri New England Revolution në ndeshje ishte të shënonte një gol ngushëllimi me anë të Carles Gil në minutën e 79-të.