Messi zbulon dy emrat që ndikuan më shumë në suksesin e tij te Barcelona - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Messi zbulon dy emrat që ndikuan më shumë në suksesin e tij te Barcelona

    Insajderi
    06 December 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi ka zbuluar dy emra që luajtën një rol të madh në karrierën e tij gjatë kohës sa ishte te Barcelona.

    Në një intervistë për Mundo Deportivo, ylli aktual i Inter Miamit tha se Pep Guardiola dhe legjenda braziliane Ronaldinho ishin dy personat që e ndihmuan të arrinte suksesin e jashtëzakonshëm.

    “Janë dy persona te Barcelona që kishin një ndikim  të madh tek unë, i pari është Pep Guardiola, me të cilin fituam gjithçka, dhe i dyti është Ronaldinho, që më ndihmoi shumë në fillimet e mia” tha ai për MD.

    Messi, që me Barcelonën fitoi të gjithë trofetë e mundshëm, tani luan për Inter Miami në SHBA.

    Ai gjithashtu synon të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Meksikë, Kanadë dhe SHBA./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark