
Ish-mësuesi i shkollës “Ardhmëria” në fshatin Ramoc të Gjakovës, Lush Krasniqi, është denoncuar në polici nga drejtori i shkollës, Lekë Hajdaraj. Vepra për të cilën ai u akuzua ishte ngacmim seksual kundrejt mësueseve të shkollës.
Sipas Krasniqit, hetimet u pushuan nga prokuroria, por hakmarrja e drejtorit nuk ka marrë fund. Ai ka deklaruar për Insajderin, në intervistën e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, se Hajdaraj me “intriga” e ka lënë papunë tash e sa kohë. Pos tjerash, ai ka thënë se drejtori ka shfrytëzuar objektin e shkollës “për qëllime të ulëta”, siç i ka quajtur ai.
Në vijim mund ta ndiqni intervistën e tij.
Drejtori e çon mësuesin në polici për ngacmim seksual, e kanos, e pastaj e ‘lë’ papunë