Një tjetër skandal në fushën e arsimit është shpërfaqur në Shqipëri. Pas sjelljes skandaloze të administratores së një kopshti në Shqipëri, Anjeza Shabani që rrahte pa mëshirë një fëmijë, vjen një tjetër skandal.
Bëhet fjalë për mësuesen e klasës së parë, Fatime Vata, e cila sipas një kamere të fshehtë të emisionit “Stop” në TV Klan, shihet teksa rrahë dhe fyen nxënësit e saj.
Nxënësit janë në orë të gjuhës shqipe dhe po mësojnë rrojket, por gjendja depresive e mësueses eskalon në fyerje.
Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës./Insajderi.com