Meta kërkon nga autoritetet franceze ta zgjidhin incidentin me Haradinajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta kërkon nga autoritetet franceze ta zgjidhin incidentin me Haradinajn

    Insajderi
    05 January 2017 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze.

    Meta është shprehur i befasuar nga lajmi për ndalimin e Haradinajt në bazë të një urdhër-arrestimi të vjetër të lëshuar nga Serbia.

    Ai beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme të kryetarit të AAK-së, shkruan Top Channel.

    Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Ai u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark