Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në mbyllje të procesit të votimit. Kreu i Shtetit falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, ndërsa thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor.
Në mesazhin e tij në “Facebook”, Presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.
“Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, ka shkruar ai.