
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një vizite në Split, mori pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Iniciativës Adriatiko-Joniane. Në konferencë marrin pjesë kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnjës.
Gjatë fjalës së tij Meta është shprehur se kriza e refugjatëve është problem evropian, që kërkon zgjidhje evropiane, njofton noa.al
“Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropianë. BE nuk duhet ta humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit është garanci për sigurinë evropiane”, u shpreh Meta.
Sipas kryeparlamentarit Meta kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës. “Të mbrojmë hapësirën tonë, por duke mos prekur vlerat evropiane të solidaritetit”, tha Meta.