Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një thirrje për gjithë qytetarë 4 ditë para zgjedhjeve.
Meta thotë se të gjithë qytetarët më 25 prill të nisen drejt kutiv të votimit pasi përmes referendumit do të përmbyset qeveria.
Ai gjithashtu paralajmëron ‘’të fortët’’ duke thënë se kush përdoret nga pushteti për presione e blerje votash, do i sekuestrohen edhe pulat.
Duke ironizuar dhe Ramën, Meta paralajmëron gjithë zyrtarët që ”nuk kanë kartelë psiqike” mos e rëndojnë pozitën e tyre duke shkelur Kodin Zgjedhor.