Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura nga zjarri në Spitalin Modul të Tetovës.
“Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara”, ka shkruar Meta në Facebook.
Ai tutje ka shprehur solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!”, ka shkruar Meta.