Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një foto nën degët e kumbullave dhe shkruan se ato të egrat janë të vërtetat.
“Kumbullat e egra – Kumbullat e vërteta”, shkruan Meta.
Kujtojmë se Meta ka reaguar sot për skandalet në vend, nga inceneratorët te Butrinti ku tha se janë vetëm maja e ajsbergut në lidhje me këto aferë.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se të gjitha paratë e përfituara nga skemat abuzive, shkojnë për llogari të krimit.
“Të gjitha këto para shkojnë për llogari të krimit dhe të askujt tjetër. Janë paratë e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Është një situatë tepër dramatike. Ftoj Kuvendin të merret më seriozisht me këtë çështje sepse është e qartë që ende nuk ka filluar maja e ajsbergut për aferën e inceneratorëve”, theksoi Kreu i Shetit