Meta thirr institucionet e Shqipërisë të mobilizohen për anëtarësimin e Kosovës në KE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta thirr institucionet e Shqipërisë të mobilizohen për anëtarësimin e Kosovës në KE

    Insajderi
    13 May 2022 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të Shqipërisë për mobilizim që ta ndihmojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës pas dorëzimit të kërkesës zyrtare të saj. Ai tha se kjo përpjekje duhet kthyer në sukses.

    Meta tha se Kosova anëtare e këtij Këshilli është vlerë e shtuar dhe se kjo do t’i shërbejë paqes në rajon e Europë.

    “Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”, ka shkruar Meta.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dje ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Europës në Strasburg të Francës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark