×
  • Lajme
  • Lajme

    Meteo Kosova alarmon për përmbytje: Përfshihen edhe Shqipëria dhe Mali i Zi

    Insajderi
    12 September 2024 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja e parashikimit të motit, Meteo Kosova ka bërë thirrje për kujded, duke alarmuar për përmbytje në pjesë të Evropës Qëndrore dhe Ballkanit në 72 orët e ardhshme, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.

    “Kujdes! Alarmi i kuq për përmbytje në pjesë të Evropës Qëndrore dhe Ballkanit në 72 orët e ardhshme, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se cikloni i fuqishëm i cili vie si rezultat i masave të ftohta polare, do të shkaktojë përmbytje të shumta në disa pjesë të ndryshme të Evropës Qëndrore dhe të Ballkanit.

    “Fenomenet e ndryshme meteorologjike, si shkarkimet elektrike dhe breshëri, do të jenë më të kufizuara në përgjithësi kësaj radhe, megjithatë, kryesisht më të përqëndruara do të jenë në pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe Italisë. Ndërsa si pikë kyçe do të jenë në rend të parë reshjet intensive të shiut, e më pas edhe erërat e fuqishme. Kjo e fundit më e përqëndruar në Evropën Qëndrore, e cila pritet të arrijë pothuajse shpejtësi të vazhdueshme kohë pas kohe mbi 100 km/h, e sidomos në zonat më të larta.

    Sa i përket sasisë së reshjeve totale brenda 72 ore, pritet të arrijë mbi 200 mm, përfshirë pjesërisht Shqipërinë e Malin e Zi, të cilat gjinden në zonën me alarmin e kuq!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark