Quhet Meteor dhe hyn në një hapësirë e cila është plot e përplot me pretendentë. OpenSignal synon të tërheqë vëmendjen me një ndërfaqe plot ngjyra me informacion të dobishëm.
Për çdo testim merrni tre vlerësime për internetin në celular: Shkëlqyer, Shumë i Mirë, OK dhe I Varfër.
Por për shumicën e njerëzve është e rëndësishme të mësojnë se çfarë mund të bëjnë me atë lidhje interneti që kanë.
Meteor do të analizojë aplikacionet e instaluar që keni në celularin tuaj dhe do ju tregojë se ja vlen përdorimi i tyre me internetin që keni në disponim. Ndërfaqja e aplikacionit përbëhet nga tre seksione: Speed Test, Dashboard dhe History.
Aplikacioni është i disponueshëm në fazën beta në Android. Përdoruesit e iOS duhet të presin.