Meteori bie mbi një shtëpi në SHBA, shkencëtarët: Është më i vjetër se vetë Toka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Meteori bie mbi një shtëpi në SHBA, shkencëtarët: Është më i vjetër se vetë Toka

    Insajderi
    12 August 2025 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një meteorit që së fundmi u rrëzua në një shtëpi në shtetin amerikan të Georgias është më i vjetër se vetë planeti Tokë, kanë konfirmuar shkencëtarët.

    Shkëmbi hapësinor fluturoi nëpër qiell në mes të ditës më 26 qershor dhe shpërtheu, gjë që u regjistrua nga NASA.

    Hulumtuesit nga Universiteti i Georgias analizuan fragmente të shkëmbit që shpoi çatinë e një shtëpie në qytetin McDonough

    Bazuar në analizë, ata përcaktuan se meteori është formuar më shumë se 4.6 miliardë vjet më parë, duke e bërë atë më të vjetër se planeti ynë.

    Qindra pamje të topit të zjarrtë, të shoqëruara nga një zhurmë e fortë gjëmimi, u raportuan nga banorë të shumtë të Georgias dhe shteteve fqinje.

    “Ky meteor i veçantë që hyri në atmosferë ka një histori të gjatë përpara se të godiste tokën e McDonough”, tha Scott Harris, gjeolog në Universitetin e Georgias.

    Pronari i shtëpisë tha se vazhdon të gjejë copa pluhuri hapësinor rreth shtëpisë së tij. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark