Metoda 'interesante' e deputetit të PDK-së për të mos e dëgjuar zhurmën që po e shkaktonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Metoda ‘interesante’ e deputetit të PDK-së për të mos e dëgjuar zhurmën që po e shkaktonin

    Insajderi
    05 May 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka qenë sot deputeti më i ‘zëshëm’ në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Lushtaku së bashku me kolegët e opozitës kanë krijuar zhurmë për t’ia pa mundësuar vazhdimin e seancës pozitës.

    Por siç duket këtij të fundit i ka penguar zhurma e shkaktuar nga ai dhe grupi i tij parlamentar. Për të mos e dëgjuar zhurmën të cilën e bënin ai dhe kolegët nga opozita ka vendosur kufjet derisa vazhdonte ta godaste me shishë tavolinën herë nga foltorja herë nga ulësja e tij.

    Lushtaku ka dalë edhe te foltorja e Kuvendit duke goditur me shishe të ujit tavolinën teksa flisnin deputetët e VV-së dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark