Buburrecat mund të jenë makth i vërtetë për çdo familje, por disa përbërës mund të bëjnë mrekulli në eliminimin e tyre.
Shtëpitë, ushqimet dhe kopshtet mund të rrezikohen nga prezenca e buburrecave, por soda e bukës bën mrekulli, shkruan Mirror.
Një ekspert i çështjeve të pastrimit ka thënë se përdorimi i sodës së bukës apo sodës së shtëpisë mund t’i eliminojë me shpejtësi. Krejt çka duhet të bëni është merrni sodën dhe hidheni në vendin ku janë mbledhur buburrecat.
“Soda e bukës do të shkaktojë një reaksion të brendshëm kimik te buburrecat dhe do t’i mbysë kur ta konsumojnë”, ka thënë Ahmed Mezil.
Sipas tij, ka edhe helme të tjera që mund t’i largojnë ose mbysin buburrecat, por që soda është primare.