Metroja luksoze në kryeqytetin e Koresë Veriore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Metroja luksoze në kryeqytetin e Koresë Veriore

    Insajderi
    08 November 2016 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ndërtuar në një thellësi prej 100 metrave, metroja në kryeqytetin e Koresë Veriore është një nga më të thellat në botë.

    Ajo është edhe një nga më misteriozet.  Vetëm disa mijëra turistë lejohen të hyjnë brenda një viti në Korenë Veriore.  Vizitat lejohen vetëm për grupe specifike turistike, ndërsa itinerari i udhëtimit planifikohet e mbikëqyret nga autoritetet shtetërore.  Disa pjesë të vendit janë të ndaluara rreptësisht për t’u vizituar.  Kështu që jeta në këtë vend vazhdon të jetë e fshehur për të huajt, shkruan CNN.

    Në një bisedë me CNN, fotografja 25 vjeçare nga Hong Kongu, Elaine Li, ka treguar përshtypjen e saj për këtë metro.

    “Gjëja e parë që më ka rënë në sy është se këto stacione kanë ndriçim të zbehtë por interieri është mjaft luksoz, me tavane të zbukuruara e vizatime të Kimg Jong II,” tregon ajo.

    Ajo thotë se i ka bërë përshtypje edhe disa vende ku njerëzit kanë mundësi të lexojnë gazetë.

    “Kjo më është dukur interesante sepse në qytete e mëdha si Hong Kongu, ne jemi të bombarduar me reklama ndërsa këtu bombardohen me propagandë,” shton ajo.

    Fotografja tregon se është mbikëqyrur gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në këto stacione, por nuk është penguar të bëjë fotografi.  Por tregon se është lejuar që të udhëtojë në vetëm disa stacione.

    Brenda në trena ajo thotë se është qetë. “Askush nuk thoshte asgjë,” thotë ajo./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark