"Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin" – Faton Klinaku reagon pas aktakuzës së Speciales për kërcënim me vdekje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin” – Faton Klinaku reagon pas aktakuzës së Speciales për kërcënim me vdekje

    Insajderi
    01 August 2025 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe një personi tjetër me inicialet N.S., për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Sipas njoftimit zyrtar, kërcënimet janë bërë përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook” gjatë vitit 2023.

    Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Pas publikimit të lajmit, Klinaku ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se është informuar për aktakuzën nga mediat dhe se nuk ka dijeni zyrtare për të.

    “Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K., të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar ai, përcjell Insajderi.

    Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 29 gusht 2023, Faton Klinaku akuzohet se ka postuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në profilin e tij personal, me qëllim frikësimi dhe detyrimi për të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime zyrtare.

    “Me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar, tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, i pandehuri F.K. e ka kanosur atë përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në aktakuzë.

    Pas reagimeve të opinionit publik, Klinaku kishte përsëritur postimin më 30 gusht, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte shkruar:

    “Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

    Prokuroria thekson se edhe i pandehuri tjetër, N.S., kishte bërë postime publike me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit, duke iu referuar dhe përkrahur deklaratën e Klinakut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark