MFSK: Ende s’ka masë disiplinore ndaj ushtarëve që publikuan foto nga namazi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MFSK: Ende s’ka masë disiplinore ndaj ushtarëve që publikuan foto nga namazi

    Insajderi
    08 December 2016 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ende nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj pjesëtarëve të FSK-së, të cilët publikuan fotografi nga falja e namazit brenda hapësirave të FSK-së.

    Sipas Ministrisë, çështja e tyre është ende në procedurë.

    “Çështja që ju pyesni, për pjesëtarët e FSK-së, te cilët  kanë  publikuar fotografi nga falja e namazit, është ende në procedurë. Në momentin që Bordi Disiplinor do merr masën disiplinore, ne do ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së për Insajderin.

    Publikimi i një fotografie në rrjetet sociale të disa ushtarëve me uniformë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët shihen duke falur namaz, ka bërë që Ministria të nisë masa ndaj tyre.

    MFSK i kishte thënë Insajderit se me publikimin e kësaj fotoje pa autorizim nga hapësirat e brendshme të FSK-së, njësiti ka shkelur rregulloren e brendshme.

    Sipas Ministrisë, kjo nuk ka të bëjë më ndalimin e faljes së namazit të xhumasë në hapësirat e FSK-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark