U emërua në krye të financave të PTK-së, Feim Kelmendi, i evidentuar kryeisisht për adhurues të zjarrtë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shihet të përdor edhe sharje dhe gjuhë vulgare nëpër komente në rrjetin Facebook. Këto komente të ulëta, ai i bën gjithashtu në mbrojte të idhulli të tij, shkruan Insajderi.
Derisa Feim Kelmendi e nis ditën në një esktazë adhurimi për liderin, adhurim ky i cili i është shpërblyer me emërimin në një pozitë të lartë zyrtare, ai një komentuesi i cili shprehet kritik ndaj kryeministrit ia kthen me “m’i rrofsh k***** me axhën”.
Kurti, një personi të këtillë, dukshëm pa formim intelektual, etik dhe të komunikimit publik, ia besoi financat.
Si u bë Feimi zyrtar kaq i lartë, me një kualifikim kaq të pazakontë, atë të adhurimit ndja Kurtit?
Mbështetësi i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, është zgjedhur zyrtar i lartë i Financave në Telekom.
Se Kelmendi është përkrahës i Qeverisë Kurti, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale.
Ndër postimet e shumta pro pushtetit që ai ka në Facebook, më i veçanti ishte ai për kryeministrin Kurti.
Me 21 nëntor të vitit 2022, Kelmendi kishte postuar fotografinë e Kurtit ku shkruante: Foto sa 1 milionë fjalë.
“Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar” – shkruante Kelmendi i cili sot mori një pozitë të lartë drejtuese në Telekom.
Për emërimin e tij, ka reaguar anëatari i PSD-së, Nol Nushi.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kapja e shtetit sot po bëhet hapur, dhe s’ka nevojë as për përgjime me i zbulua.
“Këqyreni këtë foto! Feim Kelmendi sot është zgjedhe Shef i Financave të Telekomit të Kosovës. K’si adhurimi për liderin nuk kanë as Rroni e Sadria. Kapja e Shtetit sot po behët hapur. S’ka nevoje as për përgjime që me e zbulu. Dikur punësonin njerëz të partisë. Mandej filluan me familjarët. Tash kane mbrri te frizeret, grate e frizereve e adhuruesit sikurse ky Feimi.” – ka shkruar Nushi.