Një raport i policisë së Los Angelesit ka konfirmuar se janë gjetur video pornografike në shtëpinë e quajtur “Neverland” të mbretit te popit, Michael Jackson, të cilat besohet se i ka përdorur për t’i joshur djemtë e rinj.
Siç raporton Daily Mirror, zyrtarët policorë kishin zbuluar gjithashtu video të burrave, grave në pozicione të ndryshme seksuale, po ashtu në atë shtëpi ata zbuluan edhe drogëra te ndryshme.
Raporti, i cili para kësaj ishte i fshehur tregon imazhe të disa të rinjve adoleshentë, të zhveshur ose pjesërisht të zhveshur. Shtëpia e Jacksonit u kontrollua nga 70 anëtarë të zyrës policore së Barbara Countyt ne vitin 2003, pas akuzave për abuzim seksual ndaj fëmijëve.
Asistenti i drejtorit të zyrës policore në Amerikë, Barbara County, Ron Zonen tha se gjatë asaj kohe pesë djemë të ndryshëm e kishin akuzuar atë për abuzim seksual ndaj tyre.
“Shumë nga këto gjëra të sekuestruara ishin përdorur për të joshur fëmijë, me Michaelin që merrte fëmijë në shtratin e tij njëri pas tjetrit”, tha Zonen.
Materiali është gjetur edhe jashtë shtëpisë së tij. Policia theksoi se ikona e popit ishte munduar t’i fshihte këto materiale nga njësitet hetuese. Nga ky material janë sekuestruar shënime, dokumente, video dhe fotografi të kompjuterëve.
Michael Jackson në vitin 2003 ishte rënduar me shtatë akuza mbi keqtrajtimin e fëmijëve, por u lirua nga të gjitha akuzat në vitin 2005.
Është thënë se ylli, i cili mund të kishte vuajtur 20 vite burg, pagoi mbi 100 milionë dollarë për t’u liruar nga akuzat. /Insajderi.com