×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Microfost Translator sjell aplikacionin që përkthen edhe tekstin në foto

    Insajderi
    22 April 2016 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Microsoft ditën e enjte solli një përditësim të rëndësishëm në aplikacionin Microsoft Translator për Android.

    Falë këtij përditësimi përdorues do të kenë mundësi të realizojnë një foto përmes kamerës apo të përzgjidhin një të tillë nga memorja lokale ose cloud dhe më pas të marrin një përkthim të tesktit brenda fotos.

    Ky funksionalitet i ri, i cili është pjesë e aplikacionit iOS që në muajin Shkurt, e bën Microsoft Translator një rival më kompetitiv me Google Translate. Në verën e 2015-tës aplikacioni Google Translate filloi të përkthente në kohë reale çdo tekst që shfaqej përpara kamerës, diçka që Microsoft akoma nuk e ka arritur.

    Përditësimi më i fundit vjen pas atij në iOS i cili solloi edhe mbështetjen offline të Microsoft Translator. Ky funksionalitet i ri funksionon në gjuhët: Kineze, Çeke, Daneze, Angleze, Francezë, Finlandeze, Gjermane, Greke, Hungareze, Italiane, Japoneze, Koreane, Norvegjeze, Polake, Portugeze, Ruse, Spanjolle, Suedeze dhe Turke, shkruan PC Ëorld Albanian.

    Por risitë nuk përfundojnë këtu sepse Microsoft Translator do të jetë në gjëndje të përktheje çfarëdo teksti në çfarëdo aplikacioni në Android Marshmalloë dhe Android N.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark