Një dobësi sigurie në aplikacionin Word të suitës së produktivitetit Office, është përdorur për të vjedhur kredenciale të llogarive bankare tha Microsoft.
Problemi zero-ditor është raportuar gjatë fundjavës. Më pas ditën e Hëne firma e sigurisë Proffpoint tha se kishte zbuluar një fushatë e-mail-esh i cili shfrytëzonte këtë dobësi sigurie për të instaluar maluerin Dridex.
Dridex është dizenjuar për të infektuar kompjuterat e viktimave dhe vjedhur kredenciale bankare. Në 2015-ën raportohet se hakerat kishin vjedhur 20 milion paund nga një bankë britanike me këtë maluer.
Microsoft nuk dha informacion nëse ky maluer prek edhe versionin për Mac të Word. Në Office 2010 hulumtuesit e sigurisë të Proofpoint ishin në gjendje të kompromentonin tërësisht sistemin operativ.