×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Microsoft humbi miliarda euro me blerjen e Nokias

    Insajderi
    23 May 2016 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Microsoft javën e kaluar shiti biznesin e telefonwve mobil të thjeshtë me markën e Nokia-s tek FIH Mobile dhe HMD Global. Marrëveshja i siguroi kompanisë vetëm 350 milion dollar, një provë e qartë e dështimit fatal të marrëveshjes gati 8 milairdwshe të blerjes së Nokias në 2014-tën.

    Grafiku i mëposhtëm tregon sesi dikur marka e suksesshme Nokia vijoi me rënie drastike të shitjeve të telefonëve që kur Microsoft e bleu. Në tre mujorin e parë të 2016-tës Microsoft shiti 2.3 milion telefonë inteligjent Lumia dhe 15.7 milion telefonë të thjeshtë, një rënie me 60% krahasuar me tre mujorin e parë të 2014-tës kur blerja po finalizohej, njofton pcworld.al

    Ngjarjet e ditëve që lamë pas shënojnë një epokë të re të Nokias në rikthimin tek biznesi i telefonëve mobile. Kompania finlandaze gjeti momentin e përshtatshëm për të lançuar partneritetin strategjik me HMD Global për të ndërtuar gjeneratën e re të telefonëve dhe tabletëve me markën ikonike të Nokias. –

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark