×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Microsoft konfiskon 50 faqe interneti të hakerëve koreanoveriorë

    Insajderi
    31 December 2019 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i lidhur me 50 faqe qëllimkëqija në internet, quhet Thallium dhe besohet se është “grup aktiviteti i lidhur me shtetin”, ka thënë Tom Burt, nën-presidenti i kompanisë Microsoft për sigurinë e konsumatorëve.

    Ai ka thënë se shënjestrat kryesore kanë qenë në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Korenë Jugore, si dhe sulmet janë “fokusuar në paqen botërore dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë individët që punojnë në çështjet bërthamore”.

    Në ankesën e Microsoft në gjykatë është thënë se Thallium ka hyrë nëpër llogari dhe rrjete të konsumatorëve të kompanisë amerikane me qëllim të vjedhjes së informacionit të ndjeshëm.

    Hakerët koreanoveriorë besohet se kanë qenë aktivë nga të paktën viti 2010.

    Thallium është grupi i katërt që përkrahet nga qeveria, ndaj të cilit Microsoft ka marrë masa ligjore, në mënyrë që t’i shkatërrojë infrastrukturën që shfrytëzon për të kryer sulme kibernetike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark