Microsoft ka planifikuar një përditësim të aplikacionit OneNote në Windows 10 i cili sjell opsionin e ri “Dark Mode.” Prodhuesi i softueri ka filluar të shtojë gradualisht “Dark Mode” tek aplikacionet më popullore si Outlook për iOS dhe Outlook në Ueb.
Ishte një blog Italian ai që pikasi për herë të parë “Dark Mode” për OneNote. Normalisht pritet që kjo ndërfaqe të bëhet e disponueshme edhe në versionet mobile të aplikacionit iOS dhe Android.
Microsoft gjithashtu është siguruar një faqja kryesore të mbetet e bardhë për tu siguruar se do të jetë më e lexueshme për shënimet tuaja ekzistuese.