Microsoft është duke eksperimentuar me një shtojcë të re në PowerPoint përmes së cilës përdoruesit mund të prezantojnë slidet në gjuhë të huaj.
Funksionaliteti i ri i demonstrua nga Microsoft në Konferencën Build. Prezantuesit duhet të shkarkojnë aplikacionin Microsoft Translator dhe ta sinkronizojnë me një prezantim në PowerPoint.
Ky integrim do të sigurojë titra për slidet PowerPoint automatikisht. Demonstrimi i Microsoft nuk ishte perfekt sepse dështoi disa herë të përkthente gjuhën kineze.
Microsoft shpreson me risinë e re të eleminojë barrierat mes prezantuesve dhe pjesëmarrësve.